Aksident në Velipojë, makina “hedh në ajër” motorin, drejtuesi shtrihet në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Velipojë. Një automjet është përplasur me një motor duke e “hedhur në ajër” drejtuesin e saj.

Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë se një djalë i ri dergjet i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët shprehen të indinjuar se ambulance ka vonuar mbi 35 minuta dhe se nuk arrijnë të kuptojnë se si ka mundësi të vonohet kaq shumë sidomos në një sezon të tillë turistik ku numri potencial personave që mund të kenë nevojë për ndihmë është më i lartë se zakonisht.

SHKARKO APP