Aksident zinxhir, përplasen 5 makina
Lajme E Enjte, 28 Gusht 2025 17:58
Këtë pasdite 5 makina janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Savrës, teksa shkaqet e tij janë ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar, por rruga është bllokuar për disa minuta duke shkaktuar trafik në këtë aks rrugor.
KOHA JONË SONDAZH

