Aksidentet, shpejtësia mesatare e Rrugës së Kombit zbret 50 km/h
Autostrada Milot-Kukës-Morinë, apo, siç quhet ndryshe, “Rruga e Kombit”, që ka kushtuar rreth 1 miliard euro, është katandisur në një rrugë të zakonshme nacionale, ku tabelat për shpejtësinë e detyruar kanë zbritur deri në 50 kilometra në orë.
Siç raporton ‘Koha Ditore’, ulja e shpejtësisë mesatare të qarkullimit në autostradë ka ndodhur për shkak të aksidenteve të shumta si pasojë e dëmtimit të rrugës, punimeve me cilësi të dobët dhe ndërtimeve pa leje në anë të saj.
Tashmë, drejtuesit e automjeteve që do ta përdorin segmentin rrugor në fjalë, duhet ta llogarisin që atë ta përshkojnë për afro tri orë kohë.
KOHA JONË SONDAZH

