Aksidentohet për vdekje me makinë polici, dyshohet vetëvrasje

Një 45- vjeçar nga Tirana humbi jetën në një aksident  të rëndë rrugor, gjatë ditës së djeshme. Mjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me barrierat ndarëse të autostradës. Aksidenti që solli vdekjen e policit ndodhi rreth drekës në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut. Viktime e këtij aksidenti të rëndë mbeti Gjon Tusha, i cili ishte edhe efektiv i Policisë së Shtetit. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në spital, ai nuk mundi dot të marrë ndihmën e shpejtë, pasi gjeti vdekjen e menjëhershme.  Nuk dihen akoma rrethanat e qarta të këtij aksidenti. Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet, por nga të dhënat p;paraprake nuk përjashtohet mundësia që polici ta ketë kryer vetë aksidentin, në përpjekje për një vetëvrasje të mundshme, pasi viktimës i është  gjetur edhe një letër brenda automjetit të tij, ku shprehte nota dëshpërimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?