Aksion me goditje të përqëndruar

 Ashtu si dikur në diktaturë, edhe tani në demokraci ne shqiptarët po mësohemi me aksionet me goditje të përqëndruar. Pas aksionit për mbledhjen e të ardhurave të energjisë, apo të aksionit të prerjes së kanabisit, sapo të hyjë shtatori, do të jemi në një aksion tjetër: eliminimin e evazionit fiscal dhe përdorimin nga biznesi të kasës fiskale.  

    Kjo puna e kasës fiskale sikur po na cudit. Të paktën ne banorëve të rajonit verilindor të vendit. Pak vjet kanë kaluar nga viti 2010, kur gjithë biznesit iu kërkua instalimi I kasës fiskale. Shumë zhurmë u bë për asgjë. Dhe askush nuk u kujtua se pse u harrua kasa fiskale, pse biznesit nuk iu imponua instalimi I saj. Aq sa në rajonin verilindor të vendit, as nuk u morr mundimi të instalohej sa për të thënë. Dhe për këtë askujt nuk iu tërhoq vemendja, bile edhe sot e kësaj dite, thuajse të gjithë punonjësit janë të njëjtë. Vetëm përgjegjësit janë ndërruar. Dhe askuhs prej tyre nuk mbajti as përgjegjësinë më të vogël. Vazhdojnë të mbajnë karrigen. Partitë në pushtet ndërruan, por edhepunonjësit ndërruan partitë. Kaq mjafton për të mbajtur edhe karrigen.

  Në të vërtetë, të njëjtët punonjës të tatim taksave që sot janë nëpër zyra, nisën një aksion të tillë edhe 5 vjet më parë. Po aksionin e tyre nuk e përfilli kush. Edhe pse ata kërkuan edhe ndihmën e blerësit për të tërhequr kuponin tatimor, gjë që do të thotë aktivizim real të kasës fiskale si një mundësi për të minimizuar evazionin fiscal. Po asgjë nuk ndodhi, vec indiferentizmit të të gjitha palëve në këtë proces duke përfshirë edhe organet tatimore.

    Është kjo arsyeja që themi se ky aksion me goditje të përqëndruar ndoshta do të përfundojë ashtu si shumë prej aksioneve të tjera që ne shqiptarët jemi mësuar t’I kryejmë sa për të kaluar rradhën. Janë të njëjtët punonjës që e njohin situatën reale, të njëjtët punonjës që për vite me rradhë mbajtën qëndrimin indifferent, bile përmes një fitimi të xhepit edhe inkurajuan evazionin fiscal. Edhe vetë e kanë pranuar deri tani se “kasat fiskale, tashmë I përkasin historisë së afërt, por jo realitetit të ditëve të sotme”.    Aq sa edhe kur ndonjërit ia kemi kujtuar na është drejtuar: Kush ua kujtoi, këtë histori të mbyllur. Askush nuk interesohet më për kasa fiskale.    Befas erdhën “rilindasit” që të mësuar me aksione me goditje të përqëndruar u kujtuan për kasat fiskale. Dhe nxjerrja nga harresa e tyre kërkon një aksion. Edhe psde janë të lodhur me aksionin e kanabisit.    Gjithsesi, deri tani, edhe ato pak biznese që I mbajnë mbi tavolinë, nuk I përdorin kasat fiskale, por I mbajnë si mjete zbukurimi në dyqan. Gjë që do të thotë se evazioni fiscal vazhdon me të njëjtat ritme si më parë. Ato shërbejnë më tepër për t’I hedhur hi syve ndonjë kontrolli që mund të duket në dyert e biznesit. Të paktën ky është realiteti që nuk mundet ta kundërshtojë kush.   Vetë specialistët e tatim taksave e pranojnë nën zë situatën e deritanishme, ndonëse pohojnë se, “e kanë të ndaluar të flasin për problemin”. Edhe pse pohojnë nën zë se, “vendosja në eficencë e kasave fiskale do të mundësonte minimizimin e evazionin fiscal, që tashmë është në një nivel mjaft të lartë në rajonin verilindor”.  Në qarkun e Kukësit numri I bizneseve private që duhet të jenë të pajisura e ta kenë në përdorim kasën fiskale arrin në mbi 1200. Në realitet, numri I bizneseve që e përdorin kasën fiskale tashmë numërohen me gishtat e dorës.  Ndaj të gjithë jemi bërë kureshtarë për rezultatin e këtij aksioni që ende nuk ka nisur.

Letër e dërguar nga Ylljet Rexhepi

SHKARKO APP