Aksioni anti-informalitet, qeveria nis fazën e dytë

Ministria e Financave prezanton sot fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit. Ku në aktivitetin përkatës për lançimin e saj do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, përfaqësues të sipërmarrjes dhe administratës fiskale.

Nisja e aksionit u parajmërua nga vetë kryeministri Rama, sipas të cilit, ai do t’i sjellë buxhetit të shtetit rreth 60 milionë dollarë.

Në fokus të fazës së dytë të aksionit antikorrupsion do të jenë magazinat e biznesit. Kontrolli i magazinave do të bëhet për të parë nëse malli është i dokumentuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se do të gjendet mall pa faturë, atëherë do të bëhet konfiskimi i tij. Me kontrollin e magazinave qeveria shtrin aksionin antiinformalitet nga biznesi i vogël drejt atij të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët mendojnë se kjo do të jetë edhe faza që do të gjenerojë më shumë ardhura për buxhetin e shtetit.

Duke pasur parasysh se kontributin më të madh në të ardhurat tatimore e japin pikërisht bizneset e mëdha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?