Aksioni nuk ndalet, Rama poston pamjet: Vijon çlirimi i hapësirave publike
Puna për lirimin e hapësirave publike të zëna paligjshmërisht vijon pa ndalim. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga puna e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjekte private për qëllime biznesi, apo ato që lidhen me ndërtimin e paligjshëm. Këto ndryshime sipas Ramës, janë mishërim i këtij përkushtimi për t’ia kthyer hapësirat publike qytetarëve e komuniteteve, për t’i çliruar trotuaret e sheshet e lagjeve nga zaptimet, për të mbrojtur pasuritë dhe bukuritë vendit nga zaptuesit e nga grabitësit.
KOHA JONË SONDAZH

