Aksioni për karburantet, gjobiten 98 subjekte

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial  pas kontrollit në pikat e tregtimit të karburanteve gjatë muajit gusht 2015 ka marrë masë ndëshkimore administrative për 98 subjekte.

Prej tyre, mbi 40 kanë rezultuar se shkelnin nenin 15 të ligjit duke mbushur bombola me gaz të lëngshëm për përdorim rezidencial në pikat e autogazit.

Ndërsa mungesa e dokumentacionit të plotë të përcaktuar nga ligji ka çuar në ndëshkimin edhe të dhjetëra subjekteve të tjera, ndërsa në tre raste është ndërmarrë sanksion me gjobë për probleme me cilësinë, respektivisht pikën e flakërimit dhe përmbajtjen e squfurit jashtë normave.

SHKARKO APP