Aksioni për naftën, Konfindustria: I vonuar, 110 mln euro shmangia fiskale

 

Nisma e qeverisë për luftë ndaj abuzimeve me karburantet është cilësuar e vonuar nga Konfindustria. Shoqata që përfaqëson industritë e mëdha e të vogla të vendit e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë aksion pasi cilësia e karburanteve iu ka shkaktuar kosto financiare si për biznesin dhe për qytetarët.

Konfindustria mbështet parimisht nismën ligjore të ekzekutivit për dhënien e mundësisë për shtrirjen e kontrollit të cilësisë së karburanteve nga Inspektoriati Qendror Teknik/IQT edhe në sektorin e shitjeve me pakicë por e cilëson një akt ligjor mjaft të vonuar në kohë duke vlerësuar se në pjesën dërrmuese përzieresit e dëmshëm dhe jashte standartit shtohen pikërisht në pikat e pakicës.

Pavarësisht se ky aksion do të ketë një vëmendje të veçantë edhe për evazionin fiskal të kompanive të karburanteve sipas Konfindustrisë vonesa e aksionit i ka shkaktuar buxhetit të paktën 110 milion euro shmangie fiskale vjetore.

“Konfindustria ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme prej shumë vitesh ndërhyrjen e shtetit në përmirësimin e domosdoshëm të tregut të karburanteve, si më i madhi prej mbi 12-13% të PBB të vendit dhe vlerë absolute më shumë se 1.2 miliard euro si dhe ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomine kombëtare, nivelin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptare “, thuhet në njoftimin për shtyp të Konfindustrisë të mbërritur më 3 maj 2015.

Shkeljet me cilësine dhe volumet e shitura të karburanteve sipas Konfindustrisë , shkaktojnë kosto prej afro 200 milion euro/vit, që paguajne padrejtësisht qytetarët dhe biznesi shqiptar. Tregu i karburanteve me qarkullim vjetor mbi 1.1 miliard euro/vit përbën mbi 13% te PPB te vendit.

“Janë të pakten 110 milion euro shmangie fiskale vjetore vetëm në dëm të drejtëpërdrejtë të buxhetit te shtetit, nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve ne vend. Ndërkohë, shkeljet me cilësinë dhe volumet e shitura të karburanteve, shkaktojnë kosto shtesë kolosale prej afër 200 milion euro/vit, që paguajnë padrejtësisht qytetarët dhe biznesi shqiptar.

Gjithashtu,nëse shtohen edhe dëmet në mjedis, shëndet, makineri dhe pajisje për qytetarët dhe biznesin, kostot e plota financiare, që i rëndojne ekonomisë kombetare nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve, janë shumë më të mëdha./Oranews

SHKARKO APP