Aksioni vijon, Rama poston pamjet: Nga veriu në jug duke çliruar hapësirat publike

Puna për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje vijon në të gjitha qytetet, ndërsa qeveria e quan këtë një betejë të pandalshme kundër betonizimit të mjediseve të përbashkëta.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e disa objekteve të ndërtuara pa leje në zona publike, duke theksuar se ky operacion do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.

“Ecim nga veriu në jug, duke çliruar hapësirat publike”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale. Ky aksion është pjesë e një strategjie të qeverisë për sistemimin urban dhe krijimin e një mjedisi më funksional për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?