Akte të dhunshme në protestën e PD? Deputeti Baçi: Vendosin qytetarët nëse do të dalin jashtë kornizave ligjore
Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se procesi i nisur me protestë përpara godinës së Kryeministrisë do të mbyllet me rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Baçi tha edhe se PD dhe opozita është për qëndresë dhe rezistencë paqësore, por nuk përjashtoi as mundësinë e akteve të dhunshme, teksa tha se në fund janë qytetarët që do të vendosin nëse do të dalin jashtë kornizave ligjore.
”Është një proces që patjetër do të ketë vetëm një përfundim, rrëzimin e Edi Ramës. Do vijojë procesi. Askush nuk mund të përcaktojë revoltën e brendshme të qytetarëve sesi do të jetë sot, si do të jetë pas 2 orësh apo në ditët në vijim.
PD dhe opozita është gjithmonë për protestë paqësore. Pra kur themi qëndresë, rezistencë, fjala është për rezistencë demokratike brenda kornizave ligjore.
Patjetër që qytetarët pastaj janë ata që vendosin për të dalë edhe jashtë kornizave. Patjetër që partnerët ndërkombëtarë duhet të jenë ata që duhet të gjykojnë dhe veprojnë, jo si deritashmë për mënyrën sesi ka qeverisur ky zotëri, për mënyrën sesi grabiti zgjedhjet e 11 majit”, tha mes të tjerash Baçi.
KOHA JONË SONDAZH

