Aktorët e brendshëm dhe të jashtëm në luftën e Sirisë
Nga Hajro LIMAJ * – Në Siri, e cila është kthyer një arenë e përgjakëshme e luftës së brendëshme nga Marsi I vitit 2001 të paktën 250 mijë kanë humbur jetën, 4 milionë vëtë duke u braktisur shtëpitë,tokën dhe atdheun u detyruan të strehohen në vënde të tjera,nga te cilët 2.5 milion mbahen në kampet e Turqisë.Europa,me në krye Gjermaninë janë përballë dyndjeve më të mëdha në historinë e saj.
Edhe me ndërhyrjen e fuqive të jashtme ajo u kthye një arenë e marrdhënieve dhe interesave të komplikuara rajonale dhe ndërkombëtare.Në këtë luftë të përgjakëshme dhe të ndërlikuar në të cilën ndërhyn disa vënde dhe që ju bashkuan mbi 30 mijë terroristë të të ardhur nga vënde të ndryshme të botës,”Instituti I Studimeve të Luftës” që e ka qendrën në Ëashington për të kuptuar se kuj i dha mbështetje dhe me kë luftoi përgatiti deshirfimin e luftës së Sirisë me hartat sqaruese.Hartat e studimeve që mbështetn me të dhënat që janë marrë nga Komisariati I Lartë I Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara të vendos përpara syve se sa e komplikuar është Lufta e Sirisë.Në studimin që zë vend edhe në gazetën Francezë Le Monde sqarohen aktorët e luftës Siriane, cilin rajon dhe përse pikërisht atë e bombardojnë mbështetësit rajonalë dhe ata ndërkombëtar.
Sot në luftën e Sirisë janë 4 aktorë.I pari është regjimi dictatorial I Beshar Asadit, I cili është I vendosur të mos e braktisë pushtetin.Edhr armiqtë e tij janë grupe terroriste që ndodhen brënda Sirisë.”Ushtria e Lirisë Siriane” e cila lufton kundër regjimit të Asadit me “Organizatën El Nusra” krahu Sirian I El Kaide-s dhe grupit Islamik “Ahar El Sham” njohen si akturët e përmbajtur të kryengritjes.Aktorë tjetër I rëndësishëm janë Kurdët.Kjo pakicë e madhe që është e shpërndarë në katër vendet e rajonit duke shfrytëzuar luftën e brëndëshme punonjë të krijojnë shtetin e tyre dhe me këtë qëllim duke përdorur komplikacionet e kësaj lufte kanë marrë nënë kontroll rajonin në very lindje të Sirisë.Por kurdët që janë në këtë rajon nuk luftojnë me forcat e Sham-it ose me grupet e tjera terroriste,por vetëm me ISIS-in,aktorin e katert të luftës.Organizta terroriste e ISIS-it që u krijua në Irak dhe që vazhdon pëerpara të jetë dhe xhihadisti islam,për të rritur popullsinë e saj që ka në rajon përdor Sirinë si një bazë që drejton 30 mijë terroristë të huaj të mbledhur nga e gjithë bota.
Aktorët rajonalë të luftës së Sirisë janë Forcat e Asadit,Grupet terroriste të tëkontrolluara,Kurdë e Sirisë dhe ISIS-i.Në grupin e parë të aktorëve rajonal janë Turqia,Jordania,Arabia Saudite dhe Katari që mbështesin Ushtrinë e Sirise së Lirë që është opozita dhe që kërkon rrëzimin e regjimit të Asadit.Ndërsa përballë janë Beshar Asad që mbështetet nga Shitë e Libanit dhe nga qeveria e Bagdatit me në krye Iranin duke përdorur kartën e Shi-ve.Irani dërgon ushtarë në rajon për të luftar dhe ndihmuar forcat e Asadit.Këtë mbështetje ajo e jep për të mos u thyer fuqia e Shi-ve në rajon dhe për të mos u dobësuar karshi Sunive të Arabisë Saudite që e shikon si konkurente të saj .Kurdët e Sirisë që janë actor tjetër rajonal (PYD),te cilat kanë mbështje mdërkombëtare nga si nga Partia Komuniste Kurde që është në Irak dhe nda grupet e tjera kurde dhe nga kurdet që shtrihen në vendet e rajonit. Më krye të këtyre është Rusia që mbështet direkt regjimin Sirian të Bashar Asadit.Moska është hera e parë që nga mbarimi I Luftës së Ftohtë që bëhet pjesë ushtarakisht duke marrë pjesë në një luftë jashtë hapsirave t ëish Bashkimit Sovjetik.Rusia zyrtarisht bën sikur lufton kundër ISIS-it por hartata tregojnë se ajo bombardon rajonet ku janë Ushtria e Sirise së Lirë që lufton kundër regjimit të Asadit,Tyrkmenët që janë në rajon me organizatat e Ahrat El Sham dhe grupet islamike El Nusra.Rusia në fakt ka tre objektiva.E pare që është është mbajtja në pushtet e Bashar Asadit që është në një pozicion satrategjik,e dyta mbrojtja e Bazës Ushtarake Detare Ruse që është në rajonin e Tartus-it të Sirisë, dhe e treta parandalimi I kthimit në tokat Ruse të militantëve Cecen që luftojnë në radhët e ISIS-it dhe zgjerimit të kësaj organizatë të përgjakëshme terroriste.Shkurtimisht,Rusia mbështet Asadin në Siri për të mbrojtur interesat e saj.
Të gjitha grupeve që luftojnë kundër ISIS-it në Siri u jepet mbështetje e hapur nga Amerika dhe vendet Europiane.Koalicioni ndërkombëtar që është krijuar kundër Sirisë me në krye SHBA dhe disa prej vendeve perndimore si Franca,Anglia,Gjermania,Turqia,Kanadaja dhe Australia nga Gushti I vitit 2014 e deri më sot kanë bombarduar ISISIS-in fillimisht në Irak dhe tani në Siri.Franca me avionët e saj nga Shtatori I vitit 2015 deri tani ka bombarduar ISISI-in në Siri.Koalicioni I përvbërë nga vendet perndimore ka dy objektiva.Te sigurojë një kalim politik pa Asadin në Siri dhe të parandaloja duke I ndërprerë shkaurjes së një organizimi që do të përbëntë në Siri një bazë të madhe kundër perëndimit.Avionët ushtarakë Turq godasin objektivat e ISIS-it në Siri dhe të PKK-asë së Kurdëve ne Irakun e Veriut.Bashkëpunimi I Amerikës dhe I vëndeve perndimore me kurdët e PYD-së dhe deklarimi hapur I kësaj e shqetëson shume Turqinë që pretendon se është një aleate e rëndësishme e koalicionit.Dhe për këtë arsye, kjo situatë e kurdëve të Sirisë (PYD) është shkaku i mosmarrëveshjeve në koalicionin ndërkombëtar. Turqia për arsye se është e shqetësuar nga mundësia e krijimit të një shteti autonom kurd në rajon bombardon bazat e PKK-asë që ndodhen në Irak,të cilat I vlerson si një bahce mbrapa PYD-SË.Në të njëtën formë ajo bombargon vecanërisht edhe ISIS-in mbas sulmeve me bomba që u bënë në Turqi.Pozicioni gjeografik I Turqisë e cila ka strhuar mbi 2.5 milionë emigrant nga lufta e brendëshmë që po kalon Siria është rritur shumë në këtë luftë.Të gjitha këto problem rajonale dhe ndërkombëtare që janë mpleksur njëra me tjetërn krijon shanset e zgjatjes së kësaj luftë të brendëshme në Siri dhe qëndrimin në pushtet akoma te dilattorit Asad.
*Ish-atashe ushtarak ne Republiken e Turqisë