Aktori Gent Bejko: Këta vrasin ditën dhe q… natën

Aktori Gent Bejko nuk i ka kursyer kritikat e ashpra në adresë të Kryeministrit dhe klasës politike. Në 5 vjetorin e vrasjeve të 21 Janarit, Bejko i ka cilësuar homazhet si një komedi të zezë.

Postimi i plotë i Gent Bejkos në Facebook:

Mos thoni që nuk e mbajti llafin. O do ju shes piktura o do ju shes pordhë!  Ne fund te vitit ia doli t’i shiste të dyja! Se mbas Kirurgut të Synetllikut intelektual, Mëmëdheut i duhej një Zhgarravitës i Shpirtrave… Madje një Zhgarravitës që në vend të bojrave e pasteleve përdori 4 njerëz nga grigja e tij.

Mbani shënime ju përcjellës të fjalës dhe qeshni nën aromën tunduese e tallëse që lëshon drejt jush. E meritoni?!? Nuk e di. Por fjala nuk po pi me as rërë e jo me ujë. Të jem më i qartë?

Mbase duhet t’i kishim vrarë këta katër pjellat Ramizore,që bëjnë rotacione-rrotacilesh politike, si sot ca vite më parë. Këta të paktën i kane siguruar fëmijët… Komedi e zezë sterrë?!?

Konkurrencë e fortë e një teatri të shëmtuar gjaku.  Vrasin DITËN dhe të Q*** NATËN.

Lotët i derdhen ata që humbën në këto 25 vite njerezit e shtëpive me çati plot halle. Une nuk di të vras ende. Mbase as me fjalë. Por ndjej instiktin e një vrasësi të penduar që më thotë:

Avni Rustemin me shokë në të vërtetë i vramë ne. Po, Ne shume vite me parë…dhurata e fundit për njerëz si Esat Pasha me shokë, që sot i nderon Beogradi me shoqe…

Nesër perdet do të bien, spektatoret do të duartrokasin Komedianët e vetëm, që nuk përkulen me nderim por me kurveri ndaj publikut gojekyçur pas kësaj Komedie Mizerjesh dhe vetem nën çatitë plot halle e humbje, nata do të mbysë lotët e fëmijëve pa baballarë, grave të heshtura e zemrave të atyre nënave që buzët tashmë i kane te akullta nga puthja e fundit e balleve pa jetë të bijve që humbën një ditë Dimri…

Ndërkohë komedianët që ushqehen me frymë të vdekura, do të vazhdojnë të luajnë netëve me fëmijët, apo nipër e mbesa,(ende të pafajshëm-keta të fundit) nga mëkatet e gjyshërve apo etërve.

Një tjetër ditë nesër, do të fshije rrugët e përgjakura me lehtësinë e një peshe që askush nuk do ta mbartë, po qartë… aq qartë si para të Mërkurës që ka gjithmonë një të Martë…

….

Çdo 21 Janar…. Në të njëjtën orë…

G.B. JANAR 2011-16

SHKARKO APP