Aktori i Hollivudit i prekur nga HIV, zbulohet emri
Zbulim tronditës i National Enquirer. Për ditë me radhë është folur se një nga yjet më të njohur të Hollivudit është pozitiv i virusit HIV, por pa u zbuluar emri i tij. Ai vuan prej vitesh nga sëmundja vdekjeprurëse, shkruan revista. Pas një hetimi të fshehtë 18-mujor, Enquirer rrëfen mbi haremet e aktorit 50-vjeçar i cili ka një histori të gjatë se ka shkuar me porno stare, striptiste dhe grupe seksi. Tashmë ai po mundohet të fshehë gjendjen mjekësore, për të cilën ka shpenzuar deri tani plot 10 milionë dollarë. “Charlie mendoi se ishte i paprekshëm dhe nuk mori masa, edhe pse përdorte praktika seksi me rrezik të lartë”, ka thënë një mik i ngushtë i tij. Sheen raportohet të ketë fjetur me plot 5 mijë femra, ka rrëfyer sëmundjen e tij për dhjetëra burime.