Aktori turk dhe bashkëshortja Almeda Abazi takohen me Ramën: Arkitekti i vendit që shikon drejt të ardhmes

Aktori i mirënjohur turk Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij shqiptare Almeda Abazi ndodhen në Tiranë. Ata janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Sipas fotos që ka publikuar në Instagram vetë aktori turk, takimi ka ndodhur në Parkun e Edenit në Kryeministri.

Tolgahan Sayisman shprehet entuziast për këtë takim, teksa Ramën e konsideron lider vizionar dhe arkitekt të një vendi që shikon me shpresë drejt të ardhmes.

”Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes. Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër”,- shkruan aktori turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?