Aktori Xhenan Sylavej tregon në “Flasim” rrugëtimin e tij mes skenës shqiptare dhe asaj turke

Aktori Xhenan Sylavej ndau rrugëtimin e tij artistik dhe përvojën profesionale mes Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë pjesëmarrjes në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Ai u diplomua për aktrim në Universitetin e Arteve, nën drejtimin e regjisorit dhe pedagogut të njohur Zhevded Ferri.

Sylavej rrëfeu se ëndrra për t’u bërë aktor ka lindur që në moshën 5-vjeçare, ndërsa ndikim të veçantë kanë pasur edhe serialet turke dhe teknikat e interpretimit të aktorëve, të cilat e shtynë të mendojë për specializim në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të Universitetit të Arteve, ai mori iniciativën për të vënë në skenë një shfaqje, por si aktor i ri ndjeu nevojën për më shumë përvojë dhe për këtë arsye vendosi të vijonte specializimin edhe për dy vite të tjera në Stamboll, me mbështetjen e familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë qëndrimit në Turqi, ai mori përsipër një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij, organizimin dhe realizimin e shfaqjes “Romeo dhe Zhuljeta”, në bashkëpunim me regjisorin e njohur turk Sakur Gülxümah. “Ishte një rrugë e re, pa garanci, pa shtigje të hapura, por e mbushur me sakrifica, emocione dhe mësime të vlefshme”, u shpreh ai.

Sylavej u rikthye në Shqipëri për arsye familjare, por edhe me një vizion më të gjerë për artin dhe kulturën. Sipas tij, shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta” u soll në Shqipëri falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin e tij artistik.

Aktualisht, ai ka nisur një projekt të ri, të cilin e ka dorëzuar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me titull “Viti kalendarik shekspirian”, një nismë që synon të përfshijë institucione të ndryshme kulturore në aktivitete kushtuar veprës së William Shakespeare. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?