Aktorja e famshme i propozon martesës të dashurës së saj në Kullën Eiffel

Aktorja me famë botërorë Cara Delevigne është e njohur për lidhjen e saj me Anne Clark që në fillim të qershorit të vitit 2015. Por mesa duket lidhja e tyre tashmë ka arritur në një tjetër stad. Thashethemet e këtyre ditëve raportonin se aktorja është parë e ulur në gjunjë në majë të Kullës Eifel dhe duke i propozuar për martesë së dashurës së saj.
Dëshmitarët rrëfejnë se ky ishte vërtet një moment prekës, të shihje Carën në gjunjë duke i propozuar partneres së saj.
“Cara, padyshim pëlqen të bëjë gjëra tradicionale,” rrëfen një dëshmitar, i cili kishte parë të gjithë këtë moment solem.
Kujtojmë që romanca midis dy vajzave ka nisur në qershor të vitit 2015. Megjithatë nuk është diçka e rallë të flasim për martesë midis tyre, duke marrë parasysh që Cara dhe Anne janë parë gjatë gjithë kohës të dashuruara me njëra tjetrën dhe duke mbajtur unaza në duar.

Burimi: InStyle/Sidorela Lepri

SHKARKO APP