Akuza të rënda dhe të pakonfirmuara nga Argita Malltezi

Argita Malltezi është juriste e njohur dhe profesioniste. Ajo është vajza e ish-kryeministrit Berisha. Ajo e njeh ligjin dhe Kodin Penal shumë mirë, por ajo sot ka deklaruar disa gjëra të rënda, dhe siç pohon edhe vetë ““nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi”. Pra ajo e dhe lëshon akuza publike, por edhe mundohet që të mos akuzohet për shpifje kur pohon atë togfjalësh, si me sipër.

Argita Berisha tha tekstualisht (marrë nga syri.net): “Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.

Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë?

Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal.

Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.

Fakt është se SPAK që e kontrollin gjyqësorin e posaçëm nëpërmjet ligjit. Kontrolli i gjyqësorit e minon totalisht pavarësinë e tij,” tha Malltezi.

Këto ka pohuar Argita Malltezi. Nëse këto janë të verteta në Shqipëri duhej të plaste skandal i madh dhe që opozita duhet të vinte me 200 mijë protestues në bulevardin kryesor.

Por fakti që Malltezi e kalon me mjeshtri akuzën publike, “nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi” tregon se ajo nuk duhet të thotë akuza të tilla, sepse humbet me pas edhe kur ka gjëra të verteta.

Nëse Malltezi ka fakte apo indicio do ti bënte shërbimin me të madh vendit duke denoncuar në SPAK emrat apo nëse ka të nxirrte filmimin.

SHKARKO APP