Akuzat nga imamët…Por a është Edi Rama një mason?

 

Në gjyqin e djeshëm të imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen për nxitje terrorizmi, u hodhën akuza të nënkuptuara në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi ndaj tij u përdor termi “Piktor”, ndërsa ministri i Bredshëm Saimir Tahiri u akuzua më direkt nga ana e dy rpej dëshmitarëve.    

“Kur vritet një mysliman është fatkeqësi, kur vritet një qafir është tragjedi, pse nuk flet ti piktor i masonisë për fëmijët që vriten në Siri?” tha një prej të akuzuarve. Disa herë është thënë në mediat sociale se Edi Rama është pjesë e një lozhe masone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht këto dyshime dolën në skenë për shkak të një unaze të Ramës, e cila ngjante me ato që mbajnë masonët. Këto ditë, kur Europa po flet kaq shumë për organizatën e fshehtë, për shkak të publikimit të një arkive sekrete të masonëve në Angli, pyetja që rishtrohet është nëse Edi Rama është mason.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spekulimet u shtuan shumë kur Rama sapo erdhi në pushtet. Me rastin e festave të nëntorit, Rama zhvilloi një takim me artistë shqiptarë të përzgjedhur prej tij nga jashtë Shqipërisë.

Shumë gazetarë u përqendruan atë ditë tek fotoja e Ramës duke kërcyer vallen e Napolonit me kërcimtarin Kledi Kadiu. Foto paraqet një rit të njohur që kryhet nga lozhat masonike. Ai i mbulimit të njërit sy, i cili ka dhe simbolikën e saj.

Simbolika e fshehjes së syrit të majtë ka një shpjegim tek urdhërat okultë. Sipas një shpjegimi mbi atë që njihet si origjina e Syrit të Horusit. Horus ishte dielli i Osirirs dhe Iris. Ishte quajtur Horusi që sundon me të dy sytë. Syri i tij i majtë përfaqëson diellin, ndërsa syri i tij majtë përfaqëson hënën.

Këto janë thjesht spekulime që nuk çojnë askund, megjithatë sa herë përmendet masoneria, nuk ndalen teoritë konspirative

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?