Akuzat, Platini: Unë jam shpëtimtari i futbollit!

 

Personazh i urryer tashmë nga shqiptarët sepse na akuzoi për dronin dhe nuk foli për incidentet dhe koret raciste të serbëve, kreu i UEFAs-s, Mishel Platini dhe pretendent për të marrë drejtimin e FIFA-s, kërkon të shfajësohet pasi është futur në telashe korrupsioni

“ them me përulësi, besoj se jam akoma kandidati më i mirë për të drejtuar FIFA-n”. Me këto fjalë presidenti i UEFA-s, Michel Platini, që aktualisht është i pezulluar për 90 ditë nga Komiteti Etik i FIFA-s, është mbrojtur nga akuzat, pasi emri i tij ka përfunduar në listën e të “këqijve” të hetimit mbi FIFA-n, për shkak të një pagese prej 2 milionë frangash zvicerane të marrë nga Joseph Blatter. “Nuk duan që të paraqitem në zgjedhje, po bëjnë gjithçka që të më pengojnë”.

Në lidhje me sulmet e Blatter: “Kam përshtypjen se nuk duan që një ish-futbollist të drejtojë organizatën më të rëndësishme të futbollit”, ka thënë francezi, i cili është i bindur se nëse nuk do të kishte ardhur pezullimi prej 90 ditësh, do të kishte pasur mundësi të mëdha për të fituar zgjedhjet. “Nëse më lejojnë të bëj prezantimin tim besoj se mund të fitoj, por siç thashë duket se nuk duan t’ia besojnë presidencën futbollistëve, ose më saktë pjesa më e rëndësishme e këtij sporti”.

Kandidatët sipas radhës:  Infantino, Al khalifa, Champagne, Bility, Al Hussein, Sexëale, Platini

Kandidatët për president sipas radhës janë : Infantino, Al khalifa, Champagne, Bility, Al Hussein, Sexëale, Platini. “Jam i vetmi, mes kandidatëve, që i njoh të gjitha pozicionet: kam qenë futbollist, trajner i Francës dhe drejtues i Nancy, kam organizuar Botërorinm e 1998-ës, jam presidenti i Konfederatës më të fuqishme të futbollit, UEFA, dhe i kam mbuluar të gjitha këto pozicione me ndershmërinë më të madhe”, ka shtuar Platini.

 “FIFA dhe UEFA janë antagoniste dhe është normale që të ketë pasur tension dhe rivalitet. Ndihem si një kalorës i mesjetës, përballë një kështjelle ku përpiqem të futem për të ringjallur futbollin, por më kanë hedhur vaj të nxehtë mbi kokë. Për një gjë duhet të jeni të sigurt, unë do të shkoj deri në fund për t’u mbrojtur nga këto akuza”.

Në fund, Platini ka dhënë edhe versionin e tij në lidhje me pagesën e marrë nga FIFA: “Ajo shifër është totali i rrogës që FIFA më detyrohej kur kam qenë këshilltar i veçantë i presidentit, vetë Blatter ma ka ofruar atë detyrë. Është një kontratë e ligjshme në Zvicër dhe kisha të drejtën t’i kërkoja ato para edhe me 9 vite vonesë, FIFA pas 5 vitesh mund të mos më paguante, por ka vendosur ta respektojë marrëveshjen”, ka përfunduar Platini.

SHKARKO APP