Alarm/100 bombula gazi në sheshin Skënderbej, rrezik i madh. Kujdes!

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka lëshuar një sinjal të fortë alarmi për mungesën e standardeve të sigurisë në eventet që po zhvillohen këto ditë në Sheshin “Skënderbej”. Sipas tij, mes qindra qytetarëve që frekuentojnë çdo mbrëmje sheshin janë vendosur mbi 100 bombula gazi në kushte krejtësisht të pasigurta.

I tronditur nga ajo që ka parë, Braçe paralajmëron se “bombulat e gazit nga bombat me gaz i ndajnë vetëm standardet teknike”.

“Jam i bindur se standardet dhe kushtet teknike të sigurisë nuk janë ato që pashë. Numërova mbi 100 bombula gazi në kushte të tilla ku një i papërgjegjshëm, apo edhe një pakujdesi njerëzore, mund t’i kthejë në rrezik të madh. Largoji ni! Ka energji elektrike aty”, shkruan Braçe, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar sigurinë e qytetarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?