Alarm në Bashkinë e Lezhës, dy nënkryetarët infektohen me Covid-19

Dy raste të reja me koronavirus janë shënuar së fundmi në Lezhë. Bëhet fjalë për dy nënkryetarët e bashkisë së qytetit, të cilët janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Mësohet se ata janë vetëizoluar në shtëpi dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë Bashkia e Lezhës vijon punën normalisht edhe pas konfirmimit të rasteve. Ende nuk dihet nëse i gjithë stafi i Bashkisë e ka bërë testin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se edhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është infektuar me Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?