Alarm për ariun polar: Brenda 35 vjetësh, 1/3 e tyre do të zhduket

Sipas ekspertëve, shkrirja e akullit arktik për shkak të rritjes së temperaturave, përfaqëson kërcënimin e parë të mbijetesës së specieve
Në harkun e 35-40 viteve të ardhshme, një e treta e 26 mijë arinjve polarë që sot rezistojnë në Arktik, do të zhduken për shkak të efekteve të ngrohjes globale, që në Pol do të arrijë nivelet më të larta. Alarmi është lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, sipas të cilit, shkrira e akullit për shkak të temperaturave në rritje, përfaqëson kërcënimin e parë sa i takon mbijetesës së këtyre specieve.

Për arinjtë e bardhë, akulli detar është platforma ideale e gjuetisë, mbi të cilin kapin fokat kur këto të fundit dalin nga deti për të marrë frymë. Një zakon që në muajt e nxehtë i lejon ata të sigurojnë ushqim të bollshëm për të përballuar dimrin. Në Arktik ama, shkrirja e akullit detar vazhdon pa pushim.

Problemi i shkrirjes – Shkencëtarët janë të ndarë sa i takon popullimit të arinjve në 19 nëngrupe, dy nga të cilët kanë përvojë të mëparshme në uljen e numrit të tyre. Në disa prej tyre, është vërejtur edhe një i ashtuquajtur “stres ushqimor”, si rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të habitatit dhe një reduktimi të aftësisë riprodhuese. “Shpresa e vetme për të shpëtuar arinjtë, vjen nga kontrasti i shkrirjes së akullit Arktik”, – pohojnë ekspertët në një studim të publikuar në revistën “Biology Letters”.

Habitati në rrezik – Shkrirja e akullit në muajin shtator, nënvizon një studim i NASA-s, ka arritur në vlerën më të ulët të vitit. Brenda fundit të këtij shekulli, parashikohet se pjesë të dukshme të arkipelagut arktik kanadez, do të çlirohen nga akujt për më shumë se 5 muaj brenda vitit, ndërsa në disa zona të tjera të ekstremit të Veriut të Tokës, kjo mund të verifikohet duke nisur që nga viti 2050. Vit në të cilin, parashikojnë ekspertët, popullata e arinjve, do të reduktohet në më shumë se 30%. Sipas një tjetër studimi të fundit, temperatura në zonën e Arktikut në muajt tetor-nëntor, ka rezultuar 20 gradë celsius më e lartë se mesatarja.

SHKARKO APP