Alarmante situata e trafikut në aksin Librazhd-Elbasan

Është alarmante situata në aksin kombëtar nga Librazhdi në Elbasan. Aksi është tërësisht i bllokuar prej orësh të tëra. Trafiku ka shkuar në disa klimotetra për shkak të fluksit të kthimit të pushueve nga juglindja. Automjetet nuk po lëvizin ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero. Bllokimi duket edhe në pamjen që jep googlemaps në foton më lart.

Sipas asaj që raportojnë mediat nga terreni, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa mungesa e lëvizjes po e përkeqëson edhe më tej situatën.

Qarkullimi vijon të jetë i paralizuar, pa shenja përmirësimi, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë. Paraprakisht një nga shkaqet janë fluksi i lëvizjeve në këtë fillim viti dhe ngricat e si pasojë rënies së ndjeshme të temperaturave.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?