Alb Shkenca mes prof. Repishtit dhe Aleksandër Vangjel Kocanit

Nga Çerçiz Loloçi 
Alb Shkenca është një institucion i krijuar pas viteve nëntëdhjetë me synimin e mirë për të afirmuar përpjekjet e individëve shqiptarë, të shkolluar në disa prej institucioneve më të rëndësishme europiane dhe botërore, por që ende të papërfshirë në një kalendar ballkanik apo europian. Ky forum apo institucion modest dhe i inkurajueshëm, gjatë kësaj periudhe pothuaj 25 vjecare, ka mundur që të zhvillojë disa veprimtari në hapërsirën shqiptare, pra në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. Natyrisht që në këtë forum apo institucion ka shumë anëtare, por unë po ndalem në dy prej tyre: prof. Sami Repishti dhe prof.dr. Aleksandër Vagjel Kocani. Për profesorin e parë, pra për zotin Repishti, po sjell atë cka thuhet në Wikiedia:
Sami Repishti është shkrimtar, humanist dhe historian shqiptar. Ka shërbyer shumë për njohjen e çështjes shqiptare në perëndim. Leu në gjirin e familjes së Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit në lagjen Dudas në Shkodër më 6 prill 1925, i ati figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar. Në vendlindje kreu mësimet fillore në shkollën "Oso Kuka" dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës ku ra në kontakt edhe me lëvizjen komuniste që lëvrinte ngahera në mjediset rinore të qytetit, por sidomos pas 7 prillit 1939. I rritur në një familje me traditë muslimane s'e ndjen veten të joshur nga ide aq të largëta për mendësinë njëmend autentike shqiptare. Më 1942 mbaron maturën. Niset në Tiranë për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme. Mbas 2 ditëve, ai fiton bursë nga ministria e Arsimit për në Fakultetin e Historisë së Firences.
Me mbërritjen në atdhe më 1943 shkon të verojë në Repisht, prej ku kishte origjinën familja e tij. Prejse strehoi një nip të tij që kishte ide komuniste, autoritetet fashiste e arrestojnë të atin dhe e torturojnë duke e vdekur më 29 shtator 1943. Duke qenë kështu i pari i shtëpisë detyrohet t'i sigurojë bukën familjes. Punon në Sektorin e Rindërtimit me të hyrë në pushtet regjimi i ri. Themelon me shoqërinë e tij një Organizatë të Rinisë Demokratike, shpërndan trakte dhe i dorwzon një memorandum një deputeti anglez që vizitoi Shkodrën dhe ndihmonin familjet e të arratisurve. Në maj të 1946 mori pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi. Ishte data 22 tetor 1946, kur në vendin e punës mbërrijnë forcat e Sigurimit dhe marrin nën pranga të riun me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Për 14 muaj, Samiu iu nënshtrua hetimeve intensive ku takon dhe prof. Kolë Prelën. Dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie, në burg do shoqërohej me P. Çiprian Nikën dhe vëllanë e prof. Kolës, Markun. Më 28 nëntor 1947 dërgohet në Burgun e Madh dhe më tej në kampin e Vloçishtit, në Beden të Kavajës më 1948. Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Pojan të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor.
Mbas daljes nga burgu më 1956 punoi javën e parë si pastrues në stadium, javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike. Kështu e gjeti edhe viti 1956. Më vonë si ndihmës karpentier në vendlindje deri në ditën e arratisjes, 22 gusht 1959. Në Jugosllavi izolohet dhe mandej lirohet nga ky izolim në prill 1961 dhe punësohet përkohësisht (ndërkohë studion serbokroatishten dhe anglishten.) Por shumë shpejt (qershor 1961), përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci. Më 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Gerovës dhe vendoset në Itali. Qëndroi në Trieste, në kampin e refugjatëve San Sabba, ku në tri javë fitoi të drejtën e azilit politik. Mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s dhe Latina-s, pranë Napolit dhe Romës, mbas shumë vuajtjesh, më 9 prill 1962, emigroi për në ShBA. Merr pjesë në takimin e pesëdhjetë vjetorit të "Vatrës", ku dhe takon mikun e të atit në periudhën e opozitarizmit, Imzot Nolin. Fitoi qytetarinë amerikane më 1968. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1977). Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në kolegjet amerikane. Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, Neë York, koordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991 dhe po aty pedagog i jashtëm. Udhëtimin e vetëm në Kosovën e cliruar e bëri në prillin e 2000. Repishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965 dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar. Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”. Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984). Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000. Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli. Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Ëashington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. Ëilliam Jeferson Clinton (1993). Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkëthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashktëhemelues i Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) – grupi i lobimit më me ndikim në Ëashington D.C. Një pamje krej tjetër pasqyron Aleksandër Kocani, i biri i Vangjel Kocanit, një vegël e bindur e diktaturës komuniste, aktualisht pedagog në fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Për hir të së vërtetës Sandri, i biri i Vangjelit, nuk ka kurajon të bëjë ato cka bërë i ati i tij dhe që ende nuk është ndëshkuar, por si ish ndihmës i Miti Tonës, kryeshefit të cesurës të perandorisë komuniste shqiptare, në mungesë të komunizmit të humbur dhe të rrënuar, është gati që të rreshtohet me muslimanët më fanatikë, madje të shkojë edhe në Mekë (megjithëse i besimimit ortodoks) për të bërë synet, por që ustallarët e këtij besimi nuk kryejnë asnjë veprim fizik sepse nuk i gjejnë gjë për të prerë. 
Ka shumë të dhëna dhe dokumente që Vangjel Kocani, babai i Aleksandër Kocanit, si vegël e bindur e diktaturës ka ndëshkuar rëndë prof. Repishtin, por s’ka asnjë argument që ky profesor i nderuar të qëndrojë në një llogore të Alb Shkencës me djalin e kriminelit. Do të ishte e pafalshme dhe ndëshkuese nëse Aleksandrin do ta vlerësonim nga biografia, pra nga qënia e babit të tij si vegël e bindur e ish sistemit totalitar, por nga vetë veprimtaria tij si nëncensor i ideologjisë komuniste, cka do ta privonte nga mësimdhënia dhe nga atashimi në një forum të shkencëtarëve të rinj.

SHKARKO APP