Alban Skënderaj, 5 këngë të reja për 2016-ën


Edhe pse ky muaj ka qenë shumë i ngarkuar me emocione për këngëtarin Alban Skënderaj, ai vazhdon të sjellë lajme të bukura për të gjithë fansat dhe dashamirësit e muzikës së tij. Pas përjetimit të emocioneve të forta dhe përkushtimit ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij Ameli, Albani ka vendosur t’i rikthehet kokë e këmbë muzikës. Ai ka njoftuar përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, se viti 2016 do ta gjejë me 5 këngë të reja të shoqëruara me vidioklipe.

Gjithashtu ai do të sjellë për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij, një CD dhe DVD të koncertit live “Tingujt e Ditarit tim”, të mbajtur disa muaj më pare. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?