Alban Skënderaj “shpërthen” kunër qeverisë për çmimin e naftës…
Nuk ka mundur që të qëndrojë më indiferent dhe ka “shpërthyer” ndaj qeverisë edhe këngëtari Alban Skënderaj (i njohur për mbështetjen e tij ndaj Rilindjes), kur shikon se sa shtrenjtë që e blejnë naftën shqiptarët.
Kur prej muajsh në të gjithë botën çmimet e karburanteve kanë pësuar ulje drastike, kjo e konsideruar edhe si historike në 10 vitet e fundit, si për ironi, në vendin më të varfër të Europës, në Shqipëri, çmimi i karburanteve është më i shtrenjti, me mbi 1 euro për litër (160 lekë/litri i naftës).
Kjo gjë nuk ka pasur si të mos e indinjoje dhe revoltojë dhe Albanin i cili udhëton shpesh jashtë vendit dhe e bën kollaj diferencën. Për këtë ai ka shkruar madje edhe me nota ironie edhe këtë status në profilin e tij në facebook:
“Dalim pak jashte muzikes me kete status se jeta edhe nga ne artistet kerkon vemendje e dedikim ne tema te tjera te rendesishme.
Para disa ditesh mu desh te isha brenda tre ditesh ne 3 shtete dhe nje miku im me sy shume te prehte me beri te vezhgoj disa dallime shume te perditshme por domethenese dhe jetike!
Vetem ne pak kilometra distance nga Shqiperia ne Maqedoni nafta gati e pergjysmuar ne cmim!!?? Sh 169 leke, Mq (rreth 103 leke). Tani, mire qe jemi kaq shume me te pasur se Meqedonia, por qe ia kalonim dhe Gjermanise kete s’e dija! Shq 169 leke – Gjr (rreth 133 leke)! Si ka mundesi? Ka ndonje qe e shpjegon kete?”.