Albana Koçiu pret ministret belge të Drejtësisë dhe Migracionit: Partneritet në përballjen me sfidat

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një takim me ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt.

Koçiu thotë se bashkëpunimi me Qeverinë e Belgjikës është dëshmi e besimit dhe partneritetit të ngushtë që na bashkon në përballjen me sfidat si lufta kundër krimit të organizuar, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal dhe menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit. Ministrja u shprehu mirënjohjen dy ministreve të qeverisë belge, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë.

“Mbetemi të vendosur për të vijuar këtë partneritet të frytshëm, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të përbashkëta në shërbim të sigurisë për qytetarët tanë”, u shpreh Koçiu në postimin në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?