Albana Osmani nis biznesin

Albana Osmani moderatorja bukuroshe e Top Channel, së shpejti do të nisë një iniciativë interesante nga e cila duket se do të bëjë para.

Bukuroshja e emisionit "Fiks Fare", ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do të mund t'i futen garës për të bërë të tyren, kukullën që i ngjason dhe mban emrin Albana.

Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për bamirësi, në ndihmë të familjeve në nevojë.

“Më thanë që ishin bërë ca kukulla të vogla në 3D, tani kanë ardhur në Shqipëri nga një kopje e vetme. Gjithsej 5 të tilla! U gëzova shumë kur më thanë do të takojmë të japim kukullën “Albana”. Gati qesha me të madhe. Me vete mendova motra ime ka qenë më e bukur se unë tërë jetën, asaj i thoshin kukulla tërë njerëzit, mua më donin për radhën e bukës. Këto kukulla do shiten online dhe çdo fitim do shkojë për bamirësi. Do ju njoftoj sapo të kem në duar produktin që do ju sensibilizojë, shpresoj të gjithëve!!! P.S motra do blejë kukullën me zor dhe madje do e mbajë mbi televizor.”

SHKARKO APP