Albanian Airlines nis në fund të këtij viti
Kryeministri Edi Rama, që ndodhet për një vizitë në Turqi, pati një takim me Ilker Ayci, drejtor i Bordit të Komitetit Ekzekutiv të Turkish Airlines.
Qëllimi ishte të diskutohej për projektin e përbashkët për krijimin e një linje ajrore shqiptare.
Turkish Airlines është një nga kompanitë më të mëdha në botë.
“Ne e vlerësojmë shumë këtë partneritet strategjik, që bashkon njohuritë e Turkish Airlines me potencialin e madh që ka Shqipëria në sektorin e aviacionit,” tha Rama.
Kurse Ayci tha se progresi në sektorin e aviacionit civil është një prioritet kryesor për qeverinë shqiptare:
“Aktualisht nuk ka një linjë ajrore shqiptare.
Për këtë arsye, zoti Edi Rama përmes një lidershipi kaq aktiv, ka punuar fuqishëm për krijimin e kompanisë shqiptare, e cila do të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe me globin me konceptin e cilësisë së lartë.
Gjithashtu, pritshmëritë tona për zvogëlimin e aktivitetit të linjave italiane, aktualisht shumë të pranishme, krijojnë një mundësi për biznes të lartë me këtë partneritet strategjik”.
Albanian Airlines do të nisë punë në fund të këtij viti.