ALBTELECOM SË SHPEJTI OFRON PËR ABONENTËT TEKNOLOGJINË MË TË LARTË “LTE E AVANCUAR”
Shumë shpejt abonentët Eagle do të kenë mundësi të përdorin shpejtësinë më të lartë të internetit në celular me teknologjinë “LTE Carrier Aggregation”. Kjo teknologji mundëson një shpejtësi në transmetimin e të dhënave (downlink) deri në 300 Mbps.
ALBtelecom ka fituar të drejtën e përdorimit të gjerësisë së bandës 2600 Mhz, duke zhvilluar më tej teknologjinë e saj LTE.
Kjo kompani vazhdon të jetë operatori lider në tregun shqiptar për sa i përket kapaciteteve të ofrimit të shërbimit të internetit përmes rrjeteve fikse dhe mobile.
Frekuenca e re që kjo kompani do të ofrojë, 2600 Mhz, do të bëjë të mundur që telefonat celularë më të fundit në treg të përfitojnë shpejtësinë super të lartë të internetit dhe të transmetimit të të dhënave. Kjo nënkupton që çdo abonent Eagle që ka një telefon celular të zgjuar që mbështet formatet HD apo 4K, do të ketë mundësi të marrë në celular transmetime videosh me rezolucion maksimal, falë shpejtësisë super të lartë të “LTE e Avancuar” të internetit Eagle.
Sistemi i fibrave optike të ALBtelecom mundëson që Eagle Mobile të ofrojë shpejtësinë më të lartë jo vetëm në zona specifike, brenda qyteteve apo zona turistike, por në të gjithë territorin e vendit me të njëjtën shpejtësi standarde.
Për sa i përket këtij shërbimi në kryeqytet, ALBtelecom ka mbulimin më të gjerë të shërbimit LTE.
ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë bërë investime të mëdha për të siguruar teknologjitë më të përparuar për përdoruesit fiks dhe ata celularë. Kjo kompani ndjek nga afër teknologjitë më të fundit në tregun global. Ajo ka rrjetin fiks më të gjerë dhe modern në Shqipëri.
Rrjeti i saj fiks i gjeneratës tjetër NGN (Next Generation Network), i cili është absolutisht rrjeti “Backbone” më i gjerë dhe më i sigurtë me “Sistemin Ring” dhe fibra optike në Shqipëri, kombinuar me shërbimet e lëvizshme të Eagle Mobile, ofron kapacitetet më të larta të transmetimit të të dhënave, si dhe shpejtësinë më të lartë të internetit në vend.
ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBwifi dhe WiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.