ALBtelecom sqaron për disa dezinformacione

 

Njoftim për Mediat dhe Informimin e Publikut

Dje dhe sot, lajmi i botuar në disa faqe interneti se “Çalik Holding po u shet ALBtelecom-in grekëve” nuk paraqet të vërtetën.

Operatori fiks më i madh i Shqipërisë, ALBtelecom, me performancën e lartë dhe në mënyrë konstante vijon të rritet duke ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Shqipërisë. Kompania,  kohët e fundit bëri lançimin e shërbimit më të ri IPTV (ALBtv) dhe ka marrë dy licenca për ofrimin e shërbimeve 4G, duke vijuar fuqishëm investimet e planifikuara në këtë drejtim. Siç duket qartë, ashtu siç nuk ekziston asnjë vendim lidhur me shitjen e ALBtelecom, kompania jonë po vijon strategjinë e zgjerimit dhe rritjes në Shqipëri dhe vende të tjerë të Ballkanit.

E bëjmë këtë deklaratë me qëllim mirë-informimin e publikut shqiptar dhe atij rajonal.

 

Me konsideratë,

ALBtelecom Sh.a.

 

 

SHKARKO APP