Albumi i Adele mposht lojën e FIFA 16

Edhe Lionel Messi duhet se përkulet për fuqinë e Adele. Albumi i këngëtares mundi lojën FIFA 16, duke u bërë albumi më i shitur gjatë vitit 2015.

Albumi i titulluar 25, ka arritur 2.6 milionë shitje në CD dhe shkarkime online. Albumi ka regjistruar 88.000 shitje më shumë se FIFA 16, loja kompjuterike e vitit, e cila arriti 2.5 milion shitje.

Adele, gjithashtu ka dominuar në tregun e SHBA me 7.5 milion shitje.

R.Sh

SHKARKO APP