Albumi i Justin Bieber ndalohet në vendet myslymane
Komuniteti mysliman ka reaguar ashpër në lidhje me kopertinën e albumit të ri të Justin Bieber, pasi ai është shfaqur i zhveshur dhe duke u lutur. Veç kësaj në trup këngëtari ka edhe një tatuazh kryq.
Raportues nga bota e showbiz-it njoftojnë se albumi i tij në mënyrë kategorike nuk do të shitet në Emiratet e Bashkuara dhe në Indonezi.
Menaxherët e tij ndërkohë janë të angazhuar për të ndryshuar kopertinën e albumit përpara se të dalë në treg në muajin Nëntor. Megjithatë në një intervistë të tij, 21 – vjeçari është shprehur se ka besim të plotë në fenë Kristiane. Ai ka theksuar se feja e ka ndihmuar atë të ndjekë rrugën e drejtë në jetë.
Më tej për revistën “Complex” rrëfen: “Unë personalisht e dua Jezusin pasi e shoh si shpëtimtarin tim”, duke nënkuptuar që edhe nuk mund ta ndryshojë kopertinën e albumit pavarësisht polemikave të këtij komuniteti./tvklan.al