“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Meta: Kauzë jetike, të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i pranishëm në takimin e parë të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, e cilëson si një kauzë jetike që ka mision të shpëtojë jetë njerëzish. Kreu i Shtetit përmes një postimi në facebook, i jep mesazhin shoqërisë që të solidarizohet dhe që kjo kauzë të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.
”Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauze jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo Aleance synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut”,-shkruan Presidenti Meta.
Postimi i plotë
Institucionalizimi sot i “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, është një moment i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e shoqërisë shqiptare.
Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo Aleance synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut.
Falenderoj të gjithë institucionet, aktorët e shoqërisë civile, shoqatat dhe forumet e të rinjve, që u bënë pjesë e kësaj Aleance dhe të gjithë qytetarët që do të solidarizohen dhe mbështesin këtë kauze, e cila do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.