Aleatët arabë paralajmërojnë: Përshkallëzimi mund ta çojë Iranin drejt kolapsit

“Ne vazhdojmë të dëgjojmë shpërthime në Doha dhe ato po raportohen edhe në vende të tjera të rajonit”.

BBC raporton se Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Bahreini dhe Jordania thonë se po interceptojnë raketa të lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në territorin e tyre.

Disa prej tyre kanë deklaruar se rezervojnë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur, por një veprim i tillë do të peshohej me shumë kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas BBC, ky është pikërisht skenari që liderët rajonalë janë përpjekur me ngulm ta shmangin javët e fundit, duke u angazhuar intensivisht në përpjekje ndërmjetësimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë është e qartë se administrata Trump ka ndjekur më shumë këshillat e Izraelit sesa ato të aleatëve arabë.

Vendet arabe janë të shqetësuara se sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit do të destabilizojnë rajonin dhe do ta tërheqin atë në një luftë më të gjerë, raporton BBC, “Ato druajnë se Irani mund të godasë jo vetëm objektivat amerikane në territorin e tyre, por edhe infrastrukturë jetike si impiantet e gazit dhe të naftës, apo madje të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalojnë eksportet e naftës. Në një skenar më të keq, ekziston frika se shteti iranian mund të shembet, duke shkaktuar një valë refugjatësh dhe përhapje armësh përtej kufijve të tij — veçanërisht duke qenë se Trump ka bërë të qartë se synimi i operacionit është ndryshimi i regjimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?