Aleatët e Bashës: Vendimi për të hyrë në siglën e PD, i vështirë por pragmatist

Krerët e partive të vogla kanë folur sot në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24 për marrëveshjen Rama-Basha dhe efektet e saj tek këto forca politike. Paskal Milo i PDS, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA dhe Bilal Kola i APD kanë pranuar se kjo marrëveshje i penalizoi partitë e vogla por se ishte një vendim i mençur i kreut të PD-së Lulzim Basha.

Kreu i PAA-së Agron Duka tha se vendimi për të hyrë në siglën e PD-së ishte i vështirë por pragmatist. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kreu i PR-së Fatmir Mediu, i cili tha se garimi në një sigël i shërben maksimalizimit të votave.

“Padyshim u penalizuam. Kodi zgjedhor i penalizon partitë e vogla. Vendimi për të hyrë në siglën e PD-së ishte i vështirë. Ishte një vendim pragmatist”, tha Duka.

“U bashkuam në një logo për të parë si të maksimalizonim votat e opozitës”, u shpreh Mediu.

Në lidhje me fushatën dhe a kërkojnë aleatët e Bashës të votohet për PD-në apo partitë e tyre, Duka dhe Mediu thanë se fushata bëhet për PD-në por prezantohet edhe programi i subjekteve të tyre.

“Rama e bëri marrëveshjen se kishte hallin e aleatit problematik LSI, donte të mos i jepte mundësi të maksimalizonte votat. Zgjidhja e Bashës ishte një zgjidhje e zgjuar pragmatiste. Fushatën e bëjmë për PD-në”, u shpreh Duka.

 

 

SHKARKO APP