Aleppo në mendjen time…

Nga Arian Galdini/E pse te shoh lajme? E pse te gjakos syte me pamje te trishta ne cdo njoftim prej miqve ne facebook? E pse ta fus Aleppon edhe une ne postimet e mia?
Nuk dua. Nuk dua sepse Aleppo nuk eshte as lajm, e as komunikim. Aleppo eshte kumt. S’eshte kumt qe na vjen nga jashte. Nuk ka nevoje as per foto, as per video e as per ze. Eshte kumt qe vjen nga brenda nesh, gjithesecilit prej nesh si qenie njerezore ne kete planet.
Duhet vetem te degjojme vetet tona, te shohim vetet tona, te shqyrtojme thelle deri ne skutat me te parrokshme vetet tona, e do ta hasim pa asnje medyshje Aleppon.
Aleppo e fotove, videove dhe zerit eshte vetem fakti qe po ndodh sot e per te cilin ne mund vetem te kelthasim e cirremi, lutemi e pergjerohemi qe dikush ta ndale ate menxyre.
Por Aleppo e vertete, ajo qe eshte brenda nesh eshte nje zgjedhje. Ajo nuk eshte fakt. Ajo nuk te ngacmon as te perlotesh, as te ngasherrehesh, as te shtrengosh duart nga zemrata e pamate, e as te mallkosh me gjithe bulcite, te ligjte e fuqishem te kesaj bote qe e lejojne kete baterdi te pergjakshme te ndodhe.
Aleppo brenda nesh kerkon qe ne te zgjedhim. Cdo dite te zgjedhim nese bejme apo jo keq, nese lejojme apo jo te jemi te perdorur nga e keqja apo nese e pranojme apo jo te keqen te na rrethoje e sundoje. Kur ne deshtojme ne kete vendim-marrje qe kerkon perditesi dhe qendrueshmeri ne ushtrim, atehere gjithcka qe ndodh jashte nesh eshte pasoje e paevitueshme.
Mund te na ndodhin te keqija te vogla apo te medha. Ama, ne nuk i ndalim dot me. Na mbetet vec te lutemi, presim, shpresojme e ndoshta endemi mes te keqijave me te vogla.
Por per ti ndalur, nuk mundemi dot me.
Imagjinoni pak sikur ne cdo dite te heqim dore pak nga pak nga uji. Afermendsh qe pasojat e mungeses se tij ne trupin tone do ti ndjejme si etje rraskapitese apo si mpakje e mplakje trupore.
Keshtu na ndodh edhe me heqjen dore dite pas dite nga ushtrimi i detyres sone njerezore dhe qytetare per tu veteshqyrtuar e per te vendosur me ndergjegje e pergjegjshmeri mes se mires dhe se keqes.
Energjia e se liges na gerryen parreshtur derisa na bluan teresisht.
Mosushtrimi i veteshqyrtimit dhe vendosjes mes se mire dhe te keqes brenda nesh cdo dite, na zhvesh nga kapacitetet per ta gjykuar e luftuar te keqen jashte nesh.
Kesisoj edhe kur ajo na versulet, pushton, cenon, lendon, ne i dorezohemi duke u pajtuar me te.
Kur ndodh Sebrenica, Kosova, Ruanda, Aleppo, neve jemi aq te dorezuar sa nuk na mbetet vecse ta fotografojme, filmojme, rregjistrojme, qe te ndjejme sadopak dhimbje.
Eshte si te kemi kaluar ne paralize totale qytetarie e humanizmi dhe provojme ta ngacmojme veten per te provuar nese kemi a jo ende ndjesi te mbetura duke u vetedjegur me bishta cigareje te ndezura.
Fatkeqesisht, kur gjema te tilla si ajo e Aleppos, ndodhin, do te thote se e keqja eshte ne triumf. Ne nuk e luftojme e as e ndalim dot te keqen duke u vetedjegur me bishta cigareje te prushta.
Perkunderazi, mund te na ndodhe krejt e kunderta. Vetedijesimk per pafuqine tone per ti ndryshuar a ndalur ligesite e fundbotshme qe po ndodhin sot e prej disa vitesh ne Aleppo, ndoshta edhe na hedhin edhe me fatalisht ne krahet e te keqes.

Cfare mund ti bejme ne Putinit, Erdoganit, ISISIT, terroristeve anekend botes, zullumqareve e zuzareve, ne diten e tyre te fuqise, nese nuk kemi bere me te thjeshten duke e zvogeluar, pakesuar apo ndlur te keqen brenda nesh e nepermjet nesh qe te rrjedhe, ne sekonden kur vendosim vete c’bejme, c’themi, si jemi, me ke jemi, ku shkojme e per cfare i bejme te gjitha keto?

A ua mbyllim porten neve Aleppove tona brenda nesh, kur e kemi mundesine te plote e te palekundshme?

Aleppo si fakt sot, jane te gjitha te keqijat e vogla qe ne lejojme si mundesi cdo sekonde e dite kur vendosim brenda nesh mes te mires dhe te keqes.

Putini nuk vjen dot nese nuk jemi ne qe e lejojme te vije.
As Assadi, as ISISI, as cdo Diktator, Despot, Gjakatar e Horr qe vjen ne krye ngado ne bote.

Kujtoni pak deri ne c’nivel jemi pajtuar me te keqen, neve ketu ne vendin tone prej shume e shume dekadash.

Kaluam neper nje diktature 50 vjecare mizore, e kemi 25 vjet qe plackitemi nga sundimtare te pashpirte.

Dhe ne i pranojme, i lejojme, u jemi dorezuar.

Nuk e kemi larg Aleppon.

Aleppo eshte brenda nesh.

Ndaj, nese duam vertete te deshmojme se Aleppo na dhemb, le te bejme nje pakt njerezor, qytetar e kombetar te gjithe se bashku.

Le te nisim veteshqyrtimin qe te kuptojme kush, ku e pse jemi. Vetem nepermjet veteshqyrtimit mund ta ndalim e sikterisim kete pajtim te madh qe kemi bere me te keqen.
Problemi dhe zgjidhja jane gjithmone brenda nesh. Lufta e pare dhe ajo finale mes se mires dhe te keqes behen vetem brenda nesh.
Asnje lufte jashte nesh, kunder se keqes nuk mund te fitohet, nese ne nuk bejme e fitojme zanafillisht betejen me veten tone, brenda vetes sone.

Le te kthejme ne moto personale e kombetare ate cka Solzhenicini e ka lene si trashegimi epokale: Le te rrjedhe e keqja ngado, le te pushtoje e keqja gjithcka e kedo, por jo nepermjet meje, jo brenda meje.
Vetem keshtu kjo bote nuk do te kete me Aleppo, sepse nuk do te kete me Aleppo brenda nesh

SHKARKO APP