Alibeaj: Opozita e kontrolluar, partitë e vogla u futën në xhepin e Berishës
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar “Djathtas 1912” lëshon akuza të forta ndaj opozitës aktuale, duke e cilësuar të kontrolluar dhe pa vullnet për ndryshim politik. Për të Shqipëria sot ndodhet nën një regjim autokratik të ngritur nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij nuk përdor dhunën, por blen dhe shkëmben interesa.
“Sot jetojmë në një regjim autokratik, ngritur në piedestal nga Edi Rama. Ai ua njeh mirë të metat atyre që i konsideron si kundërshtarë. Opozita duhet të jetë krejt ndryshe nga Rama, por sot ajo është në pazar”,– deklaroi Alibeaj.
Nga ana tjetër, humbja e opozitës në zgjedhjet e 11 majit për të nuk lidhet vetëm me manipulimet e mazhorancës, por me mungesën e përgjegjësisë dhe sinjaleve të reja politike. “Kemi një opozitë të kontrolluar dhe në këtë grup hyjnë edhe forcat e vogla që morën mandate të vetme. Kur iu dha mundësia të tregonin se janë ndryshe, u futën në xhepin e Sali Berishës. Dyshja Rama–Berisha është e keqja më e madhe që ka bllokuar çdo zhvillim politik në vend”- tha Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

