Alibeaj skanon krizën në PD: Kandidatura e Salianjit? Berisha ka frikë nga gara, ka humbur mbështetjen

Juristi Enkelejd Alibeaj flet për situatën politike në PD. Për të selia blu është një krizë legjitimitet dhe se sipas tij janë më komodë të bëjnë pazare me Ramën. Alibeaj ndau edhe qëndrimin e tij për garën për kryetar në PD dhe për kandidaturën e Ervin Salianjit, duke thënë se koncepti i vetë-përjashtimin nuk ekziston, gjithashtu thekson se Berisha ka frikë nga gara. Më tej ai theksoi se PD nuk e ka luksin të përjashtojë njerëz, por sipas tij e bën këtë sepse nuk ka aspak ambicie apo nuk ka synim pushtetin.

”Koncept vetë-përjashtimi nuk ka. Asnjë nga statutet e partisë nuk ka qenë. Nuk ka sens. Por teksa përdoret rëndon nga Berisha koncepti i vetë-përjashtimit tregon sikletin e madh. Mesa duket nuk i ka mbështetësit. Duket se ka nuhatur se mbështetja e verbër militanteske që ka pasur dikur, mesa duket ka nisur të bjerë dhe si nuhatës i mirë, ka ecur me idenë që t’i presim kokën që në fillim. Ka përjashtuar Salianjin, dhe mesa duket nuk do e lejojë të kandidojë.

Mendoj që kjo i jep edhe më shumë kuota Salianjit. Kjo varet edhe nga veprimet e Salianjit. Por Sali Berisha edhe mund të zgjidhet, por do zgjidhet si njeri që ka frikë nga gara. Ka një lëvizje aty brenda që nëse lidhet e pakontrolluar, apo nëse do lihet një kandidaturë alternative, pakënaqësia mund të shkojë te kandidati tjetër. Berisha në çdo rast i humbur si e përjashton , si nëse e lë në garë”,-tha Alibeaj në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?