Alket Rizai bën aktin human për të shpëtuar nga vdekja vogëlushen greke

Greqia është mallëngjyer nga peripecia e vajzës 8 vjeçe me emrin Evangjelia nga Kreta, e cila po lufton me kancerin.

Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër.

Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me  burgim përjetë, shqiptari  Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë, raportojnë sot mediat greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin e bëri të ditur gjyshi i vajzës 8-vjeçare në një intervistë me një televizion lokal. Gjithashtu ai tregoi se i burgosuri Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të gjithë të burgosurit për të ndihmuar Evangjelinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rizai gjithashtu kërkoi të merret vendim ministror që të transferohen lekët në mënyrë legale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?