Alketa Vejsiu zbulon takimin befasues me Ronaldon

Cristiano Ronaldo preferoi të qëndronte sa më larg publikut gjatë dy ditëve të qëndrimit në Tiranë, para ndeshjes Shqipëri-Portugali, por u mësua se një adoleshent i pasionuar pas tij ia doli dhe e takoi, duke bërë edhe një foto.

Djaloshi shqiptar kishte pronotuar një dhomë në hotelin dhe në katin ku ishte akomoduar ekipi kombëtar portugez dhe kështu Ronaldo i zënë në befasi, pranoi të takohej me të.

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu zbulon se djaloshi që ka dalë në foto me Ronaldon, është një i afërmi i saj dhe quhet Endri Vejsiu.  

 “Ja dhe një nga familja ime e paska takuar Cristianon. Endri Vejsiu na habite fare. Sa më të mëdhenj, aq më të thjeshtë!,” – thekson Alketa Vejsiu në mesazhin e saj.

SHKARKO APP