Alpha Bank Albania hedh në treg depozitën Alpha Smile
Alpha Bank Albania ka hedhur në treg një produkt të ri, i krijuar për të plotësuar kërkesat e klientëve të Bankës për vlefshmërinë e fondeve dhe normatfavorizuese të interesit. Depozita “Alpha Smile” ofrohet në monedhën euro dhei jep klientit mundësinë e tërheqjes së interesit nga kjo depozitë çdo tre muaj si dhe të rinovimit automatik të saj deri në 3 herë të tjera në vijim.
Nëpërmjet “Alpha Smile”, klientët e rinj do të përfitojnë një normë interesi prej 0.75% për çdo tremujor. Shuma minimale për një depozitë të tillë është 5 000 euro. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 2 Tetor 2015.
Produkti më i ri, “Alpha Smile”, përfshihet në gamën e gjërë të produkteve dhe shërbimeve financiare që Alpha Bank Albania ofron. Produkti më i ri dëshmon për angazhimin e Bankës për të ofruar shërbime financiare të prera sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve të saj. Alpha Bank Albania ofron gjithashtu produkte dhe shërbime financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, korporata si dhe individë, të tilla si hua e kredi, llogari shërbimesh e depozitash, transferta bankare, karta debiti e krediti e shumë të tjera, nëpërmjet kanaleve klasike dhe kanaleve të tjera alternative.
Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet e shërbimeve financare kryesore në Greqi. Grupi Alpha Bank është gjithashtu aktiv në tregun ndërkombëtar bankar, duke qënë prezent në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mbretërinë e Bashkuar.