Alpha Bank Albania hedh në treg shërbimin më të ri Mobile Banking

Fokusi i Bankës ka qenë përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të ofruara për klientët e saj dhe inovacioni më i fundit është aplikacioni Alpha Bank AL Mobile Banking i cili u hodh zyrtarisht në treg ditën e hënë datë 24 Nëntor. Nëpërmjet këtij aplikacioni klientët mund të jenë në kontroll të llogarive të tyre bankare, kurdo dhe kudo direkt në telefonin e tyre Smartphone ose në tablet nëpërmjet një lidhje interneti.

Aplikacioni mund të shkarkohet falas si në App Store ashtu edhe në Play Store dhe të gjithë klientët mund të informohen rreth llogarive, kartat e kreditit, depozitat dhe kreditë që ata kanë me Alpha Bank. Për më tepër nëpërmjet këtij aplikacioni klientët mund të kryejne pagesën e faturave të ndryshme, kësteve të kredisë apo kartave të kreditit dhe gjithashtu të transferojnë fonde në llogaritë e tyre ose në palë të treta në Alpha Bank ose banka të tjera brenda vendit. Gjithashtu klientët mund të informohen rreth vendodhjes më të afërt të degëve apo ATM, por edhe për ofertat më të fundit që Banka hedh në treg për produktet dhe shërbimet e saj.

Z. Artur Voj, Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit tha ‘’ Ne jemi shumë entuziast që po hedhim sot në treg një shërbim i cili do të lehtësojë jetën e përditshmë të klientëve tanë në rast se atyre do t’u duhet të përdorin vetë llogaritë e tyre bankare qoftë për informacion qoftë për transferta apo pagesa të ndryshme. Ky shërbim u ofrohet atyre falas dhe është i sigurtë dhe i thjeshtë për tu përdorur. Dua të inkurajoj të gjithë klientët tanë që të vizitojnë degët tona dhe të bëhen pjesë e këtij shërbimi. Pasi tu jetë dorëzuar ID e përdoruesit dhe kodi i sigurisë ata mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store dhe të përfitojnë nga aplikacioni mobile banking Alpha Bank AL .

Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank i themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet e shërbimeve financare kryesore në Greqi, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh,  përfshirë veprimtarinë bankare me pakicë, SME,  korporata, karta  krediti, drejtim të aktiveve, veprimtari bankare të investimit, veprimtari bankare vetjake, veprimtari të ndërmjetësit, leasing dhe factoring. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me një prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, F.Y.R.O.M. dhe Mbretërinë e Bashkuar.  

SHKARKO APP