Altin Dumani angazhohet si ekspert në Kosovë, KLP emëron Arens Çelën drejtues të Prokurorisë Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorin Arens Çela në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës.

Në të njëjtën seancë, KLP ka miratuar edhe kërkesën e Altin Dumanit për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Vendimi vjen pak ditë pasi Dumani përfundoi mandatin trevjeçar si drejtues i SPAK. Dumani ushtron funksionin e prokurorit dhe drejtuesit të sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

KLP ka vendosur edhe nisjen e procedurave të verifikimit për drejtuesit e prokurorive në Lezhë dhe Fier, duke sinjalizuar një fazë të re vlerësimesh në nivelet drejtuese të prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?