Altin Dumani do të angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka treguar më shumë për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK. Bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të ambasadës, Dumani mund të ketë rol për institucionet e drejtësisë në Kosovë. ”Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”,-thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?