Altin Dumani ftohet nga ambasada britanike në Kosovë për të ndihmuar kolegët kosovarë
Altin Dumani ka bërë histori drejtësie e kurajo. Ai vlerësohet nga SHBA dhe nga BE si prokuror jashtëzakonisht korrekt dhe kurajoz.
Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e atjeshme.
Ambasada britanike në Prishtinë ka ndarë pamje nga takimi dhe thotë se ekipi i britanik pret të bashkëpunojë me Altin Dumani në të ardhmen e afërt.
“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës.
Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë selia diplomatike në Prishtinë.
Altin Dumani sapo ka mbyllur me sukses detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, ndërkohë që vazhdon si prokuror i SPAK në Tiranë.
Dumani u kërkua sot në Kosovë për eksperiencën e tij në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

