Altin Dumani takim me kryeprokurorin Special të Malit të Zi, në fokus trafiku i dr*gës mes dy vendeve

Pas takimeve në Departamentin Amerikan të Shtetit, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani këtë të martë u takua në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

Lajmin e jep vetë SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht për kapjen e personave që merren me trafik droge.

“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet”, thuhet në postim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?