ALUIZNI: 300 mijë objekte informale, presin legalizimin

Rreth 300 mijë objekte informale në rang vendi, gjenden në pritje të procesit të legalizimit. Një fakt i tillë u përmend dje gjatë një seance dëgjimore që komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi dje me drejtorin eAgjencisë së Legalizimeve, Artan Lame. Ku ky i fundit ka pohuar në të njëjtën kohë se përgjatë këtij viti janë bërë rimatjet për 57 mijë ndërtime informale. Por edhe se janë dhënë leje legalizimi për 12 mijë ndërtime në rang vendi. “Përtej shifrave të deklaruara dhe premtimeve të bëra  vit pas viti, në fund u përmbyll shifra e përmbledhur e legalizimeve të bërë në 8 vjet, duke filluar nga 2006 deri në fund të vitit 2013 dhe u gjet shifra 21.750 legalizime”, pohoi mes të tjerash ai. Duke shtuar se nga tetori 2013 deri në mars 2014 u kalua vetëm për të riorganizuar situatën dhe për të ringritur institucionin në këmbë. “Me këtë periudhë që është operuar në terren, është arritur të bëhen matjet dhe rimatjet në terren për rreth 57 mijë objekte”, sqaroi gjithashtu shefi i ALUIZNI-t. Për të pohuar më tej para deputetëve edhe se në këta gjashtë muaj, pra nga muaji mars deri në muajin nëntor, stafi i insitutucionit që ai drejton ka shkuar në 57 mijë familje. “Rezultantja e këtyre 57 mijë familjeve në të cilat është shkuar kemi deri tani 12 mijë leje legalizimi të dhëna”, sqaroi Lame lidhur me një fakt të tillë. Kujtojmë se në një vit, institucioni i Agjencisë së Legalizimeve ka arritur të sigurojë një nivel të ardhurash në rreth 8 milionë dollarë. Teksa janë 352 subjekte të skualifikuara për shkak të ndërtimit të veprave publike. Procesi i legalizimeve ka nisur që nga viti 2006 dhe deri më tani nuk ka pasur një vlerë të saktë për numrin e objekteve informale. Ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i nxjerrë gjatë muajit prill të këtij viti, që parandalon ndërtimin e objekteve të reja, ka bërë të mundur që të nxirret një vlerë e saktë. Dhe sa u përket matjeve në terren, qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve ka realizuar tre projekte të hartave dixhitale, për shkak të fluksit të lartë të ndërtimeve.

 

 

DEPUTETËT

“Kemi të bëjmë me një çështje të prekshme, për një masë të konsiderueshme shqiptarësh. Kemi parë edhe neglizhencën e viteve të kaluara për një qasje serioze të problemit. Ndërsa jemi në dijeni të përpjekjeve serioze që në fillim për kategorizimin e ndërtimeve pa leje të ndërmarra nga ALUIZNI”, tha kryetari i komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Eduard Shalsi.

SHKARKO APP