ALUIZNI: PD po përbalt procesin e legalizimeve

 

“Vazhdon me të njëjtin ritëm të përbaltet procesi i legalizimeve duke thënë tani të njëjtat gjëra dhe duke ndërruar vetëm baltaxhiun nga Partia që i harroi legalizimet për 8 vitet e pushtetit të vet”. Me një deklaratë të tillë, Agjencia e Legalizimeve (ALUIZNI) ka reaguar dje publikisht ndaj  akuzave të Partisë Demokratike për prokurimet e kryera prej saj.

“Disa nga drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, me procedurën “Tender i Hapur dhe Kërkesë për kuotim për shërbimin” (dhe jo konsulencë – sic e kemi stërsqaruar) kanë hapur procedura prokurimi për disa zona sipas kompetencës së tyre, në Durrës; Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Berat, Lushnje.

Kushdo që do të lexojë, e ka kuptuar një gjë kaq të thjeshtë, por ata vazhdojnë t’i bien të njëjtës teneqeje, me tre pyetje rresht duke thënë “tender për konsulencë”, ndërsa në fakt është “tender për shërbime” (evidentim, matje në terren, plotësim i dosjes së subjektit)”, sqaron ALUIZNI në qëndrimin e tij. Për të argumentuar më tej se nuk është prokurim konsulence, por janë operatorë ekonomikë që do të shkojnë në terren shtëpi më shtëpi. Mjaft që PD-ja t’i referohet ligjit të prokurimit publik, për të bërë dallimin midis shërbimit në terren dhe konsulencës nëpër botë. Si shërbim në terren, do të thotë që subjektet do të angazhojnë grupe punonjësish, të cilat do të punojnë paralelisht për ta përmbyllur brenda afatit dhe për secilin objekt të përditësuar në terren, do të hartojë një dosje dokumentare tekniko-ligjore e cila merret në dorëzim nga punonjësit e ALUIZNI-t”, pohon më tej reagimi i ALUIZNI-t. Për të përfunduar me faktin se kostoja e evidentimit faktik në terren, për çdo njësi, nuk është sa ç’pohon PD-ja, por është e përcaktuar qartë me VKM 860 datë 10.12.2014.  Për të përfunduarme faktin se matjet që do të bëhen nga firma private janë në vetvete një proces i ligjshëm. “Saktësisht, në nenin 32 të Ligjit 9482 datë 03.04.2006 dhe VKM 589 dt. 10.9.2014, delegohet dhe shpjegohet procedura për kryerjen e këtij procesi edhe përmes subjekteve private”, pohon ALUIZNI. 

SHKARKO APP